Site icon Prishtinapress

Tre persona të vdekur në një aksident trafiku në Raçë të Gjakovës

Në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, tre persona kanë humbur jetën.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë Sahatqija për Syri Vision.

Exit mobile version