Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy kamionë dhe një veturë.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, (Veternik). Në aksident janë përfshirë tri automjete. (Dy kamionë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 26 aksident trafiku, 7 prej tyre ishin me persona të lënduar.