Site icon Prishtinapress

Tre kosovarë të lënduar rëndë nga rrokullisja e autobusit, dërgohen në Nish

Nëntë kosovarë kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i autobusit që po vinte nga Serbia në Kosovë në ora 04:50 të mëngjesit.
Autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë.

E nga mjekët në spitalin e Prokuples është bërë e ditur që tre nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Nish.

“Një nga pacientët është i lënduar më rëndë. Dy kanë pësuar thyerje të lehta, ndërsa i lënduari më rëndë ka pësuar thyerje të gjymtyrëve. Ata janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Nish”, ka thënë Zharko Stojiçiq nga Spitali i Prokuples, transmeton lajmi.net.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me kompaninë “R-Gashi”, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Exit mobile version