2.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Transfere të dyshimta milionëshe për partitë politike

Pagesa që bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit, tranfere gati milionëshe të dedikuara për mbrojte ligjore, pagesa dhjetëra mijëra euro në emër të shërbimeve për persona jashtë Kosovës, llogari bankare me nënllogari të shumta, qarkullim i qindra mijëra eurove para të gatshme, por edhe shumë shkelje të tjera kanë evidentuar auditorët e pavarur gjatë autidimit të pasqyrave financiare për partitë parlamentare në Kosovë për vitin 2013, 2014, 2015 dhe 2016. Po ashtu auditorët kanë hasur edhe në mospërputhje të mëdha financiare në raportet që përfaqësuesit e subjekteve politike ua kanë ofruar atyre gjatë procesit të auditimit, shkruan Zëri.Info

Po ashtu në raportet e hartuara, të cilat i ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se në disa raste gjatë auditimit është konstatuar që subjekti politik nuk prezantuar saktë shënimet krahasuese për vitin 2015, pasi ka mospërputhje të shënimeve të deklaruara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2015 dhe shënimeve krahasuese për të njëjtin vit të prezantuara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2016.

PDK-ja, 821 transafere për ndihmë ligjore

Auditori ka gjetur shumë shkelje gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë 4 vjetëve të fundit. Auditorët kanë gjetur se të hyrat e kësaj partie nga buxheti i shtetit gjatë 4 vjetëve të fundit kanë qenë 4.423.723 euro, ku të gjitha janë shpenzuar për paga, qira dhe shërbime të tjera.

Gjatë këtyre viteve PDK-ja ka deklaruar një shumë të vogël të mjeteve që i janë dhuruar nga anëtaret e tyre në gjithë Kosovën. Në raportin e auditimit për vitin 2013 auditori ka konstatuar që PDK-ja gjatë vitit 2013 ka pasur të hapur edhe një llogari tjetër bankare në emër të subjektit, e cila është përdorur ekskluzivisht për transferet që ishin të dedikuara për ndihmë ligjore. “Totali i transaksioneve në këtë llogari është 821.365 euro. Të hyrat e pranuara në këtë llogari dhe shpenzimet e ndodhura nuk janë raportuar në raportin vjetor dhe njëkohësisht të hyrat e pranuara janë në kundërshtim me kërkesat ligjore të Ligjit Nr. 04/L-212 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe të plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-058, Neni 5, Kontributet për Subjektet Politike”, thuhet në raportin e auditorit për PDK-në për vitin 2013, të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ZKQ). Po ashtu gjatë këtij viti PDK-ja ka deklaruar të hyra në vlerë prej 8.661 eurosh për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013, nga të cilat vlera prej 7.931 eurosh është pranuar përmes arke në kundërshtim me kërkesat ligjore.

“Gjatë auditimit tonë ne po ashtu kemi konstatuar që subjekti politik nuk i ka deklaruar të hyrat nga fushata në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, duke nënvlerësuar kështu të hyrat vjetore për 256.621 euro. Po ashtu PDK-ja gjatë vitit 2013 ka deklaruar shpenzime në kategorinë “Pagat dhe Kompensimet” në vlerën prej 570.403 eurosh, derisa  gjatë auditimit është konstatuar që ka mospërputhje në mes të pagave të deklaruara në Administratën Tatimore të Kosovës dhe pagave të prezantuara në pasqyra financiare në vlerë 40.276 euro”, thuhet në raportin e auditorit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles