Site icon Prishtinapress

Trafiku i drogës Shqipëri-Greqi-Gjermani (FOTO)

Dy ditë më parë policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe me autoritetet gjermane shkatërruan një organizatë droge që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Gjermani.

Në portin e Igumenicës u sekuestrua 266 kg kanabis të fshehura në brendësi të dy kamionëve që do të imbarkoheshin në traget me destinacion Gjermaninë. Katër grekë u arrestuan gjatë operacionit të zhvilluar njëkohësisht në dy shtete, 3 në Greqi dhe një në Gjermani.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se droga trafikohej nga Shqipëria në Greqi. Në shtetin fqinj aty paketohej dhe më pas trafikohej për në Gjermani dhe shtete të tjera të Evropës perëndimore.

Deri tani policia greke nuk raporton për shqiptarë të arrestuar. Sasi e drogës së kapur vlerësohet rreth 265 mijë Euro, ndërsa në kamion u sekuestruan edhe 2800 Euro dhe 4 celularë. /SYRI.net/

Exit mobile version