Site icon Prishtinapress

Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme

Sipas “El Confidencial”, policia spanjolle ka përgjuar katër telefonata ku ish-Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell pranon që organi që iu transplantua ish-futbollistit Eric Abidal u ble në mënyrë të paligjshme.

Francezi u diagnostikua me një tumor në vitin 2011 dhe u operua me urgjencë. Me mëlçinë e re ai u përmirësua ditë pas dite dhe u kthye të luajë futboll. Sot, Abidal është sekretar teknik i Barcelonës.

Versioni zyrtar është se donatori ishte Gerard, një kushëri i Abidalit që është parë disa herë në publik. Por, në përgjimet telefonike të Sandro Rosell pranohet se organi është blerë në mënyrë të paligjshme.

Tashmë, pritet që të ngrihen akuza për trafik organesh.

Exit mobile version