18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Yonatan Touval, analist në Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

Shqetësimet se pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janë më dominuese, sipas tij.

Touval thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin se administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij, thotë Touval.

“Mendoj se refuzimi i Izraelit për ta njohur Kosovën ka pasur të bëjë gjithmonë me arsye të lëkundshme. Ka pasur të bëjë me ankthin rreth asaj që unë do ta quaja ‘paralele imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës’, në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pra, ka qenë i shqetësuar se [pranimi] i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të siguronte precedent legjitimues për palestinezët, do ta inkurajonte pakicën e brendshme palestineze arabe të shkëputej [dhe] do të mund të impononte një zgjidhje ndërkombëtare për konfliktin izraelito-palestinez.

Unë mendoj se këto ankthe, këto shqetësime për këtë paralelen imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës janë zbutur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 12 vjetëve të kaluar.

Për këta 12 vjet, qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, historia ka treguar se ajo nuk ka pasur ndikim negativ në konfliktin [e Izraelit] me palestinezët. Qëndrimi i palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Ata nuk janë në pozitë për ta shpallur pavarësinë e tyre. Edhe sikur ta bënin, veprimi i tyre ndoshta nuk do të fitonte mbështetje të gjerë universale.

Pastaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat secesioniste në mesin e popullsisë arabe palestineze të Izraelit, është gjithnjë e më e qartë se këto ndjenja janë dobësuar shumë dhe nuk paraqesin kërcënim real për Izraelin. Kështu që të gjitha këto shqetësime dhe ankthe nuk kanë më forcë aq dominuese në psikikën politike izraelite”.

Touval ka folur edhe rreth asaj nëse njohja e Kosovës ndodhi për shkak të presionit amerikan.

“Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij. Tradicionalisht, nëse SHBA-ja i kërkon diçka Izraelit, që nuk është shqetësim ekzistencial për Izraelin, Izraeli e siguron atë. Në rastin e Kosovës, [presidenti amerikan Donald] Trump e ka pyetur Netanyahun nëse është i gatshëm ta njohë Kosovën, sidomos nëse Kosova angazhohet për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Siç e dini, kjo është një çështje me rëndësi të madhe për Netanyahun.

Dhe, meqë nuk ka pasur ndonjë çështje rreth ekzistencës [së Izraelit], Netanyahu ka thënë me lehtësi ‘po’, sidomos për faktin se ai i ka borxh Trumpit për ndërmjetësimin e marrëveshjeve të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles