Site icon Prishtinapress

Tottenhami i vë çmim Eriksenit, që kërkohet me ngulm nga Real Madridi

Real Madridi është duke e vëzhguar nga afër rrjedhën e sezonit të Christian Eriksenit, të cilit klubi i tij Tottenham i ka vënë një çmim shumë të lartë tani.

Kontrata aktuale e danezit me gjigantin nga Premierliga mbaron në vitin 2020 dhe ende nuk është zgjatur, transmeton prishtinapress.eu

Marrëdhëniet mes klubit nga Londra dhe kampionit të Evropës Real Madridit janë të mira. Pasi mori një telefonat nga përfaqësuesit e Madridit rreth dy muaj më parë, pronari i Tottenham Daniel Levy i ka vënë një çmim Eriksenin para çfarëdo kalimi të mundshëm të tij në La Liga.

Madridit do t’i duhej ta bëjë Eriksenin lojtarin më të shtrenjtë në histori duke i paguar 250 milionë euro të kërkuara nga Tottenhami për shërbimet e tij.

 

Exit mobile version