3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Tom Doshi jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një letre të drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Po ashtu, Doshi largohet edhe nga lista shumë emërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Vendimi vjen pa u mbushur ende 24 orë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëzimit të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë. /Shekulli/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles