Site icon Prishtinapress

“Toka e matur” e Kosovës në duart e deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë në duar raportin përfundimtar të Komisionit për matje të territorit, i votuar në Qeveri të premten e shkuar.

Derisa kryeministri pret që ky raport të arrijë t’i bindë Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën, partitë opozitare thonë se nuk do t’ua ndryshojë mendjen një grup ekspertësh, shokë të kryeministrit, të cilët vetëm kanë harxhuar paratë e shtetit për të sjellë përfundimin që e do qeveria.

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, thotë se çdo tentim i qeverisë për ta risjellë atë në Kuvend do të nxisë situatë tensionuese sikurse vitin e shkuar, raporton KTV.

Por, pavarësisht çfarë thotë opozita, qeveria ka paralajmëruar që marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacionin shpejt do të jetë në Kuvend për ratifikim.

Të premten e javës që shkoi, qeveria ka miratuar raportin e Komisionit të ekspertëve për matje të territorit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk kishte marrë pjesë fare në votim, ndërsa kishte kërkuar konsensus të gjerë mes të gjitha partive politike.

Exit mobile version