Site icon Prishtinapress

“Thirrjet e nënave” me kallëzim penal kundër serbëve që kryen krime në Kosovë

Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kërkesën për kallëzim penal për krimet e luftës.

Dy përfaqësuesit nga kjo shoqatë, Nyrete Kumnova dhe Luljeta Sharani, kanë dorëzuar një kopje të librit “E vërteta për krimet serbe”.

Kumnova dhe Sharani ka bërë thirrje që kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë të vihen para drejtësisë.

“Menduam të bëjmë një kallëzim penal ndaj kriminelëve serbë. Numri i të zhdukurve në këtë libër është 148. Ekzistojnë emra të dyshuarve, të mbledhura nga dora e parë, pra nga familjarët. Pra i dorëzuam në Prokurorinë Speciale, në mënyrë që kriminelët të dalin para drejtësisë”, tha ajo.

Sipas tyre nuk ka pasur presion të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Exit mobile version