Site icon Prishtinapress

“The Economist” pasqyron rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Kosova sot përshkruhet nga “The Economist” si vend i paqes por i varfër.

“The Economist” ka publikuar një video me kohëzgjatje prej 7 minutash duke pasqyruar rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë.

Në të paraqiten edhe kundërshtimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë për Kosovën të shfaqura përmes deklaratave të ish presidentit amerikan, Bill Clinton dhe atij serb, Slobodan Millosheviq, transmeton lajmi.net.

Dëbimet, vuajtjet, vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Milosheviçit janë simbolizuar me vrasjen e 45 civilëve në masakrën e Reçakut, e cila shihet si pikë kthese në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kosova sot përshkruhet nga “The Economist” si vend i paqes por i varfër.

Ajo po ashtu ka publikuar statistikën prej 33 për qind të papunëve në vend.

Video përmban edhe pamje të luftës në Kosovë duke përfunduar me rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Exit mobile version