Në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në këtë aeroport më herët ka arritur edhe një avion ushtarak.
Përpos forcave të KFOR-it nuk është parë diçka tjetër.
Edhe gjatë ditës së djeshme është arrestuar Jakup Krasniqi i cili është transferuar për në Hagë.
Ndryshe, Specialja ka konfirmuar aktakuzat për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakupin. Pas konfirmimit të aktakuzave, në Kosovë ka pasur reagime të shumta nga liderët e ndryshëm politikë.
Është nisur për në Hagë aeroplani në të cilin janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i GP të LDK-së, Rexhep Selimi.
Aeroplani është nisur nga Aeroporti Ushtarak.