Site icon Prishtinapress

Thaçi: Vendimi për Haradinajn – shokues dhe provokues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mbajtja e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë – të paktën deri me gjashtë prill – është, pos tjerash, provokim për Kosovën.

Ndërsa vet vendimin e sotëm për Haradinajn e ka cilësuar si paradoksal e të papranueshëm.

“Është një vendim krejt i padrejtë, i papranueshëm i drejtësinë franceze, dhe disa shtete ende për fakt të keq po i respektojnë aktakuzat e kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe qeverisë së Serbisë”, pohoi Thaçi.

“Jemi shokuar me këtë vendim krejt të panevojshëm, të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm”, ka thënë ai në një intervistë në Zona e Debatit.

“Seria nuk harron dhe përpiqet të hakmerret, por befasia është nga Franca me tërë ndihmën e saj për Kosovën dhe ky sot është paradoks i panevojshëm, prandaj e kemi pritur me shqetësim dhe e vlerësojmë të papranueshëm”.

“Haradinaj e ka vendin në familjen e tij në politikën kosovare dhe në institucionet e Kosovës”.

Presidenti pohoi se “shteti (Kosova) është përpjekur maksimalisht t’i kryej obligimet e veta dhe t’u japë përgjigje këtyre akuzave edhe për Haradinajn dhe të tjerëve që janë në ato lista”.

“Kam diskutuar edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih për këto lista, por përgjigja ka qenë që Kosova duhet të punojë me shtete individualisht”.

“Por, autoritetet kosovare kanë bërë maksimumin që mund të bëhet – kemi treguar qartë se Serbia s’ka juridiksion mbi Kosovën”.

“Shpifjet dhe akuzat janë të kohës së Milloeshviqit”.

Exit mobile version