Site icon Prishtinapress

Thaçi uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Koha që të nxisim cilësinë!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar nxënësit me rastin e vitit të ri shkollor.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se sot po nis një rrugëtim i rëndësishëm për nxënësit dhe familjet e tyre, derisa ka shtuar se në dy dekadat e fundt është investuar në modernizimin e kurrikulave dhe objekteve shkollore, duke thënë se tani është koha për cilësi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës.

Exit mobile version