24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Macron.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare e think-tankeve më me ndikim në botë./

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles