Site icon Prishtinapress

Thaçi udhëtoi për Japoni, takon Perandorin dhe kryeministrin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Japoni, ku pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në profilin e tij në Facebook dhe Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se gjatë kësaj vizite, do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Ai po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një darkë pune pas takimit bilateral.

Kjo vizitë sipas presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Exit mobile version