Site icon Prishtinapress

Thaçi, Trumpit: Me ndihmën e SHBA-së, Kosova do të arrijë marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweet’i në llogarinë e tij, ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ka lavdëruar punën e ambasadorit Richard Grenell. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar edhe një marrëveshje me Serbinë.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi në Twitter.

Grenell me punën e tij arriti një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, për linjën ajrore në mes këtyre dy kryeqyteteve dhe gjithashtu një marrëveshje për transport hekurudhor.

Tutje, letrën që Thaçi sot ia përmendi Trumpit, ku ky i fundit ia kishte përmendur edhe dialogun, Trumpi i shkroi Thaçit se “është momenti unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”.

Exit mobile version