24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi telefonatë me kryeministrin Plenkoviq: Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet pasditen e sotme.

Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për këmbënguljen e Kroacisë që të mbahet Samiti i Zagrebit edhe në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“Jemi mirënjohës që keni insistuar që samiti të mbahet edhe në këto kushte dhe që po mbani Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e BE-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon dhe në perspektivën evropiane”, shtoi Thaçi.

Kroacia është kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e parë të këtij viti dhe e ka prioritet të kryesimit të saj afrimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles