Site icon Prishtinapress

Thaçi takon policin shqiptar në rrugët e Uashingtonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, ka takuar sot një polic shqiptar në Uashington.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar fotografinë me policin shqiptar ka thënë se “SHBA-ja është shtëpi për shumë shqiptarë, që janë integruar dhe kontribuojnë për shoqërinë dhe shtetin amerikan”.

“Erijonin, i cili shërben si polic në Uashington, e takova sa ishte në detyrë në rrugët e kryeqytetit më të rëndësishëm në botë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi gjatë qëndrimit në Uashington do të ketë prezantime edhe në dy debate për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, një në Brookings Institute dhe tjetrin në Atlantic Council, si dhe do të ketë takime në think-tanks me ndikim në politikën e jashtme të SHBA-së.

Exit mobile version