Site icon Prishtinapress

Thaçi takohet me presidentin e Kosta Rikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje që Kosta Rika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe e ka përkrahur Kosovën në çdo forum ndërkombëtar.

“Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe në Ballkan dhe në tërë Europën”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kosta Rika ka politika të suksesshme për mbrojtjen e ambientit dhe Presidenti kërkoi të shkëmbehen përvojat në këtë fushë.

Presidenti Quesada u shpreh se Kosta Rika mbështet angazhimin për paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe në Europë.

Presidenti Thaçi falënderoi për qëndrimin konsekuent të Kosta Rikës karshi Kosovës, përkundër presioneve nga Serbia.

Exit mobile version