Site icon Prishtinapress

Thaçi takohet me Pompeon në Uashington: Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me SHBA-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Kosovës në Uashington.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë.

“Na keni përkrahur në kohët më të vështira si dhe në ditët më të mira tona. Mirënjohja jonë është e përhershme”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e përhershme e paqes, në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi në takim.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke ecur bashkë me Uashingtonin i kemi realizuar aspiratat tona”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Exit mobile version