4 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet (Video)

Presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi, priti në takim ish përfaqësuesen e BE-së për Politik të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai tha se synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet.

“Synimi i Serbisë për ndarje të Kosovës nuk do të realizohet, por duhet të jemi të sinqertë që çdo pretendimit të tillë do ti përgjigjemi në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Do të jemi pro unitetit politik në Kosovë të gjitha institucionet do të veprojmë si tersi por edhe uniteti politik”, u shpreh Thaçi.

Thaçi e falënderoi Ashtonin në emër të institucioneve të Kosovës të popullit të Kosovës për kontributin e saj për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

“E di që ka qenë punë e guximshme por pikërisht vendossh-mëria e juaj kontribut i juaj dhe vizioni juaj bërën që ne të arrijmë marrëveshjen dhe të fillojmë komunikimet sado normale mes dy vendeve të armiqësuara. Ai vizion do të ngadhënjej vizioni evropian në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës ardhmja është e ardhme euroatlantike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë demokraci të zhvillojmë vendin të ndërtojmë Kosovën e re …”, tha ai.

Me këtë rast për kontributin e saj në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, presidenti Thaçi e dekoroi Baroneshën Catherine Ashton, me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan Ekonomia Online.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles