Site icon Prishtinapress

Thaçi: Serbia do të njoh Kosovën në sovranitetin territorial të saj të sotëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në emisionin Opinion në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë tani që Kosova ka qeverinë e re.

Sipas Presidentit Thaçi procesi i dialogut mes dy shteteve do të intensifikohet në javët në vazhdim dhe procesi do të ketë pjesëmarrje aktive të SHBA.

Ai nuk dha një datë se kur mund të ketë një marrëveshje por tha se është “optimist”

“Mendoj që në javët e ardhshme do të kemi një intensifikim të këtij procesi një angazhim nga ShBA për të arritur një marrëveshje që sjell njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj që janë të vendosura të mbyllin problemet në Ballkanin perëndimor. Roli i ShBA për Ballkanin perëndimor nuk lidhet me administratën në ShBA. Unë shpresoj ma shpejt se mendojnë pesimistët por unë jam optimist.”, tha Thaçi.

Sa i përket çështjes së idesë së shkëmbimit të territoreve Thaçi tha se Serbia do të njohë Kosovën në sovranitetin territorial të saj të sotëm.

“Marrëveshja mbyll armiqësitë hap perspektivën atlantike për Kosovën dhe që sjell njohjen reciproke. Kosova ka bërë mjaftë sakrifica, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kështu që Kosova nuk ka çfarë me pagu. Mund të konkludoj se pa një marrëveshje pa mbylljen e konfliktit nuk do të ecë përpara as Kosova e as Serbia.  Në fund Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar sovranitetin territorial të sotëm të Kosovës.”- deklaroi Thaçi.

Exit mobile version