Site icon Prishtinapress

Thaçi: Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij Zyrtare Facebook ka thënë se edhe Anglia e madhe sot ndjehet krenare me kombëtaren tonë.

“Kosova e vogël dhe Anglia e madhe sot ndjehen krenare me kombëtaren tonë. Përtej dëshirës së dyanshme për të fituar, Anglia ndjehet krenare që na ka ndihmuar të rritemi, të forcohemi dhe të përfaqësohemi deri në këtë nivel, saqë sot të konsiderohemi kombëtare e denjë për t’i sfiduar në fushën e gjelbër.

Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version