8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi reagon pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ktheu Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ka kthyer Qeverisë Kurti lidhur me interpretimin e Kushtetutës.

Thaçi ka thënë se për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për Gjykatën Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti ka theksuar se respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndryshe, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e presidentit, pasi që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e dekretit të presidentit.

Në përgjigjen e tij, Komisioni i Venedikut kërkon të respektohet dhe njëherësh të pritet shqyrtimi i kërkesës dhe vendimi përfundimtar i Kushtetueses.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles