Kohëve të fundit zyrtarët serb shpesh herë kanë dhënë deklarata nxitëse, duke thënë se Kosova po përgatit një sulm në veri.
E sot në ballinë shumica e medieve kanë kryetitull Kosovën dhe foton e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka pushtuar ato.
Gazeta Kurir ka titull kryesor “Dramatike. Shqiptarët janë duke u përgatitur për luftë”, transmeton Indeksonline.
E një tjetër gazetë ditore ka në ballinë një foto të presidentit rus, Vladimir Putin me titull “Ruhuni sepse po sulmohet Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë”.
Tutje, një nga gazetat tjera serbe shkruan presidenti Thaçi po dëshiron të shkaktoj luftë vetëm për shkak të murit në Mitrovicë. /PrishtinaPress.eu


