Site icon Prishtinapress

Thaçi për ngushëllime në familjen Sejdiu në Skenderaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Qirez të komunës së Skenderajt për ngushëllime për vdekjen e familjares së atdhetarit Sheremet Sejdiu.

Thaçi tha se në shkurt të 1998-ës, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë.

Postimi i plotë:

Sot isha në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij.

Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH

Exit mobile version