Site icon Prishtinapress

Thaçi për herë të pestë i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të pestën herë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në këtë letër Thaçi ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës, shkruan Telegrafi.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të vendit”, shkruan Thaçi në letrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version