8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Thaçi për Brukselin më garantues se Mustafa për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”

Herën e fundit, dialogu Prishtinë-Beograd që zhvillohet në Bruksel për herë të parë u mbajt edhe në nivel presidentësh. Nga delegacioni i Kosovës mori pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse nga ai serb, kryeministri Aleksandar Vuçic dhe presidenti Tomislav Nikolic.

E pas këtij raundi, presidenti Thaçi ka vazhduar të jetë në kontakt me përfaqësuesit serb, i cili ka biseduar dy herë në telefon me kryeministrin Vuçic, shkruan Indeksonline.

Një gjë e tillë nga analistët po shihet përzierje e Thaçit në kompetencat që i takojnë kryeministrit Mustafa.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë në një prononcim për Indeksonline, se Brukseli e sheh Thaçin më garantues se Mustafën për zbatimin e marrëveshjeve.

“Kryeministri Mustafa është treguar tërësisht joaktiv në çështje të dialogut. Duket se Brukseli e sheh presidentin Thaçi më garantues të zbatimit të marrëveshjeve, sesa Mustafën. Në njëfarë forme, përgjegjës se pse Thaçi i është kthyer dialogut është vetë Mustafa”, ka theksuar Mushkolaj.

Sipas tij, Brukseli zyrtar pret që Vuçic të zgjidhet president i Serbisë në zgjedhjet e këtij viti dhe kështu dialogu do të vazhdonte mes dy presidentëve.

“Brukseli pret që kryeministri aktual serb Vuçiq të zgjidhet president në zgjedhjet e prillit dhe atëherë dialogu do të vazhdojë ndërmjet Thaçit e Vuçiqit, të cilët edhe mund të arrijnë njëfarë fundi të pretenduar të dialogut, me një marrëveshje të caktuar”, ka përfunduar Mushkolaj.

Indeksonline ka provuar gjatë ditës që të kontaktoj me zyrtarë qeveritar për këtë çështje, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.

Kujtojmë se të shtunën dhe sot, presidenti Thaçi ka biseduar në telefon me Vuçicin për siç ka thënë ai, uljen e tensioneve në vend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles