Site icon Prishtinapress

Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Pas takimit që ka pasur me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti Thaçi ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, transmeton Telegrafi.

Thaçi ka publikuar një fotografi së bashku me Ramën, ku sipër saj ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, për takimin e mbajtur është deklaruar edhe Rama, i cili ka thënë se me Thaçin kanë pasur një bashkëbisedimi si vëllazëror.

Exit mobile version