Site icon Prishtinapress

Thaçi: Para 75 vjetësh, Tito mori vendimin më antishqiptar në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se para 75 vjetësh, kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, e quajti këtë si një prej dokumenteve më antishqiptare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Para 75 vjetësh, kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë, që ishte një prej dokumenteve më antishqiptare fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në bazë të atij dokumenti, politika jugosllave përmes eksponentëve serbë dhe tjerë, likuidoi elementin patriotik në Kosovë dhe goditi shtyllat më të forta të familjeve shqiptare në të gjitha rajonet.

Këto krime dhe ky gjenocid u kryen në frymën kinse antifashiste, që në fakt rezultuan me mbledhjen e Prizrenit më 10 korrik 1945, ku dhunshëm Kosova u aneksua me Jugosllavinë. Reagimi më i fortë kundër këtij terrori serb ishte kryengritja e komandantit Shaban Polluzha, e cila u shua me gjak”, ka shktuar Thaçi.

Exit mobile version