18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Pa i mbyllur çështjet e hapura me Serbinë, nuk na pranon BE-ja

Presidenti i Hashim Thaçi në emisionin ‘Përballje’ në Radio televizionin Shqiptar ka thënë se me problemet dhe çështjet e hapura që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian nuk i pranon.

Sipas tij, qëllimi i Bashkësisë Ndërkombëtare, është arritja e një marrëveshje finale që mbyllë të gjitha çështjet ndërmjet dyja vendeve.

“Marrëveshja finale është për t’i mbyllur shumë çështje të hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje përfundimtare për njohjen reciproke dhe që i hapë rrugën Kosovës për anëtarësim në NATO, OKB e rrugën evropiane. Po ashtu, lëvizja e Serbisë drejt perspektivës evropiane nuk ka asgjë të keqe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Por, para lëvizjes së saj, të kemi të qartë se NATO dhe BE nuk na pranon me probleme të hapura që kemi tash e një shekull, me gjithë këto probleme, urrejtje. Prandaj, pas marrëveshjes së Maqedonisë, është radha e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaci.

Sipas tij, në arritjen e marrëveshjes përfundimtare nuk sheh ndonjë gjë negative, por sic thotë ai vetëm benifite.

Thaçi thotë se Kosova bashkë me NATO-n, BE-në dhe SHBA-të gjithmonë ka qenë më e suksesshme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles