Site icon Prishtinapress

Thaçi-opozitës: Ejani në ekipin tim, edhe unë isha me Rugovën!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka ftuar partitë opozitare që të bashkëngjiten ekipit të tij në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka përmendur rastin kur ai ishte në opozitës, si kryetar i PDK-së, dhe i ishte bashkuar ekipit të Ibrahim Rugovës.

“Kur kam qenë në opozitë i jam bashkangjitur ekipit të unitetit në Vjenë. Edhe sot, Kosova ka presidentin, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe liderët e opozitës. Të kemi një ekip sa më gjithëpërfshirëse që t’i diskutojmë gjërat paraprakisht dhe të marrim vendimet e përbashkëta”, është shprehur ai para gazetarëve.

Exit mobile version