Site icon Prishtinapress

Thaçi: Nëse nuk kalon Demarkacioni, Kosova s’do t’i marrë vizat edhe për shumë vite apo dekada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ekzistojnë argumente të qëndrueshme e faktike kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se Komisionet për demarkacionin e kanë kryer punën e tyre me saktësi.

Kundërshtimet për demarkacionin janë politike, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

“Qeveria duhet ta procedojë, Kuvendi duhet t’i japë përgjigje kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë, që të mos humbin vite të tëra me këtë problematikë”, është shprehur Presidenti.

“Nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvendin e Kosovës, çështja e vizave nuk do të shtyhet për tre muaj apo gjashtë muaj, por frikësohem ndoshta me vite apo dekada”, ka deklaruar Thaçi.

Exit mobile version