Site icon Prishtinapress

Thaçi: Në Uashington flasin me një zë për Kosovën, jemi të bekuar që kemi përkrahjen e SHBA-ve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve, raporton prishtinapress.eu

Sipas Thaçit, ishte inkurajuese të konfirmohej që në Uashington flasin një zë për Kosovën.

 Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime.

Edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona. HTH .

Exit mobile version