Site icon Prishtinapress

Thaçi: Në natën e madhe të Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovë, ku e ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë.

Thaçi ka thënë se është gjithmonë mirënjohës ndaj Bashkësisë Islame, transmeton Telegrafi.

“Në natën e madhe të Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame të Kosovës e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë, për kontribut të lartë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version