Site icon Prishtinapress

Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur për trafikim organesh e as për “shtëpinë e verdhë”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se në Gjykatën Speciale në Hagë asnjëherë dhe nga askush nuk është pyetur për trafikim organesh, për çka edhe është ngritur kjo Gjykatë.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është pyetur as për “shtëpinë e verdhë”.

“Më kanë pyetur prej kur kam lindur e të gjitha vitet përfshirë vitet e 90-ta. Mund të konfirmoj se për asnjë moment asnjë fjali dhe asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim organesh. Nuk jam pyetur as për ‘shtëpinë e verdhë’ dhe asnjë vrasje”, tha ai në T7.

Ai ka thënë se është pyetur për rolin e tij politik gjatë luftës, por edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë.

Exit mobile version