Site icon Prishtinapress

Thaçi në forumin në Bratislavë, takime edhe me diplomatë të huaj

Në kuadër të forumit “Globsec2019” që po mbahet në Bratislavë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë disa takime me diplomatë të huaj.

Presidenti Thaçi në orën 11:15 do të ketë një takim me Philip Reeker, zëvendëssekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Pas këtij takimi Thaçi do të jetë pjesë e panelit në forumin “Globsec2019”, që pritet të fillojë pas orës 12:00.

Po ashtu, në kuadër të vizitës në Sllovaki, presidenti Thaçi pas forumit do të ketë edhe një takim me senatorin Ronald Johnson, takim i planifikuar prej orës 16:30.

Ndryshe, kreu i shtetit dje para nisjes për Sllovaki, theksoi se në Bratislavë nuk do të ketë takim të veçantë me homologun serb Aleksandër Vuçiq, veçse do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi në kuadër të panelit.

Exit mobile version