Site icon Prishtinapress

Thaçi: Muaji mars gjithmonë na kujton luftën e drejtë, por edhe ditët e rënda për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë sot se muaji mars gjithmonë kujton lavdinë e luftës së drejtë,  por edhe ditët e rënda nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetin soacial Facebook shkruan se këto ditë kujtojnë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Muaji mars gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë. Këto ditë kujtojmë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës, në Anadrini, Dukagjin, Drenicë e Gollak. Sot e tërë Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura në Krushë të Vogël. Ky fshat është simbol i mbijetesës dhe do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën e atyre që ranë dhe u flijuan vetëm pse ishin në vendin dhe në shtëpitë e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët dhe për veprën e tyre në shërbim të atdheut!”, shkruan Thaçi.

Exit mobile version