16.9 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë të tensionuara, por dialogu s’ka alternativë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për Telegrafin disa orë para nisjes së takimit Kosovë-Serbi, tha se është e vërtetë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara, por se, sipas tij, dialogu nuk ka alternativë.

Presidenti Thaçi tha se temë e bisedimeve të sotme do të jenë paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

Thaçi në këtë intervistë për Telegrafin ka folur edhe për fletarrestet e Serbisë, murin në veri etj.

Telegrafi: Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në nivel presidentësh, çfarë prisni nga ky takim kur dihen raportet e fundit Kosovë-Serbi?
Thaçi: Është me rëndësi që liderët e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë po takohemi dhe po bisedojmë. Është e vërtetë që tensionet në mes dy vendeve janë ngritur në kohët e fundit, prandaj edhe është e rëndësishme që të ulen tensionet, të vazhdohet me punën e bërë deri tani për normalizim të marrëdhënieve, për ndërtim të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor, sepse dialogu nuk ka alternativë.

Telegrafi: Cilat do të jenë temat e bisedimeve në këtë takim?
Thaçi: Si gjithmonë, temë e bisedimeve janë temat më prioritare për Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Paqja, stabiliteti, bashkëpunimi janë gjithmonë temat e diskutimit.

Telegrafi: A do ta ngritni çështjen e fletarresteve, respektivisht arrestimin e Haradinajt në Francë, provokimet e Serbisë, çështjen e murit etj?
Thaçi: Ne do të hapim çdo temë me rëndësi për qytetarët tanë, por çështja e murit është çështje e brendshme e jona. Këto tema me rëndësi për qytetarët tanë i hapim edhe në bisedimet me Serbinë, por edhe në takimet me protagonistët ndërkombëtarë, roli i të cilëve është thelbësor për të siguruar përkrahje, por edhe presion për të implementuar marrëveshjet që arrihen.

Do të hapim edhe temën e të pagjeturve dhe çështjet tjera që kanë mbetur peng i politikës së shekullit të kaluar.

Dialogu është për të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe të rajonit. Për t’u siguruar që do të jetojnë në paqe e prosperitet gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme.

Telegrafi: Meqenëse po bisedohet në nivel presidentësh a do të thotë se bisedimet janë në përfundim e sipër?
Thaçi: Bisedime do të ketë edhe në të ardhmen. E rëndësishme është që të ketë edhe implementim të marrëveshjeve të arritura. Edhe për këtë do të diskutohet.

Telegrafi: Tashmë kaloi afati ku me Rezolutë ishte caktuar 31 janari si data e fundit për rrëzimin e murit në veri, si duhet të veprohet më tutje?
Thaçi: Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë që ka kaluar koha e ndarjeve dhe mureve. Tash është koha e urave, e komunikimit, e bashkëpunimit, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles