Site icon Prishtinapress

Thaçi: LVV-së iu dha mundësia përmes pesë letrave për formimin e qeverisë

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur për Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit u shpreh se të gjitha palët politike duhet të presin me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatitimit të qeverisë së re.

Sipas kreut të shtetit, nuk është ai që mbjell qeveri por që respekton ligjet dhe kushtetutën.

“Diferenca është shumë e vogël. Unë kam respektuar rezultatin zgjedhor të 6 tetorit. Është zgjedhur kryeministër i vendit. Nuk jam nga ata që mbjell qeveri por që respektoj ligjet dhe kushtetutën. Vendi i jep drejtim krijimit të qeverisë, jo presidenti”, u shpreh ai për Syri TV.

Sa i përket vendimit të para pak ditëve të Gjykatës Kushtetuese për mandatimin e qeverisë së re, Thaçi tha: “Jam përballur edhe më herët. Edhe në vitin 2014 kur PDK fitoi me një rezultat bindshëm. I kam besuar gjithmonë institucioneve të pavarura, por me durim kam respektuar atë proces dhe tani nuk ka asnjë të keqe që Gjykata Kushtetuese të marrë atë vendim. Duhet të vazhdojmë të respektojmë vendimet e institucioneve të pavarura, këtë herë të Gjykatës Kushtetuese”.

Një vendim kundër i Gjykatës Kushtetuese, a e cenon integritetin e Thaçit?

“Para së gjithashtu mendoj për vendin dhe interesin e qytetarëve. Mendoj edhe për prestigjin e vendit në botë. Hapat që kam marrë mendoj se janë të drejta. Kam qenë shumë i kujdesshëm në hapat politikë. Partisë së parë iu është dhënë mundësia përmes 5 letrave. Të presim me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është obligues për të gjithë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Exit mobile version