Site icon Prishtinapress

Thaçi: Lirimi i Haradinajt, lajm i mirë për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai shkruan se edhe njëherë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, shkruan Thaçi në Facebook.

Exit mobile version