Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nën udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Richard Grenell, ka besim të plotë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmbyllet së shpejti me njohje reciproke.
Thaçi ka shkruar në Facebook se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i Thaçit:
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shktuar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3446343652102636