10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën, qytetarët të mos respektojnë vendimin për kufizimin e lëvizjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve.

Thaçi këto komente i bëri në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për media.

“Vendim i rrezikshëm, Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, është e papërgjegjshme insitucionalisht dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat e lirive të njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi është antikushtuetues, qytetarët janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese. As Policia as organet e sigurisë nuk duhet të respektojnë këtë vendim, sepse edhe vetë do të bëjnë vepër penale”, tha ai.

Thaçi tha se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në fund të konferencës, Thaçi tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të anulohet vendimi i Qeverisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles