8.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Thaçi kujton Enver Zymerin: Në vitin 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar heroin Enver Zymeri, cili në korrik të vitit 2011 ishte vrarë në veri të Mitrovicës në një aksion që kishin autoritetet e vendit për vendosjen e kontrollit në atë pjesë.

Thaçi ka thënë se në vitin 2011, Kosova i ka dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës, ndërsa që ka thënë se përkushtimi dhe sakrifica e Enver Zymerit do të kujtohet gjithmonë.

“Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”, ka shkruar Thaçi.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles