24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi kujton aksionin në veri: 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit 9 vjet më parë, ku ra heroikisht, Enver Zymberi.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, sot bëhen nëntë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles