Site icon Prishtinapress

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese

Presidenti Hashim Thaçi, të premten është takuar me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakët Pjerin Ndreu e Dritan Leli dhe ambasadorin Qemal Minxhozi.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka thënë se është biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huajë”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version