18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi kërkon nga ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë për të pagjeturit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në facebook ka komentuar për Ditën e të Pagjeturve.

Presidenti vendit ka thënë se përkundër se lufta ka përfunduar para dy dekadash, ende ka plagë të hapura.

“Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, institucionet ndërkombëtare duhet ta rrisin presionin mbi Serbinë për të pagjeturit.

“Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve”, ka shkruar Thaçi në facebook. /

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles