15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse për rastin e 26 vjeçarit – vdekja e tij assesi nuk guxon të mbetet enigmatike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili u hodh nga konvikti që po mbahej në karantinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja e tij assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

“Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike”, shkruan Thaçi.

Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojë sa më shpejt rastin.

“I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie”, ka thënë më tej.

Po ashtu presidenti ka kërkuar përgjegjësi institucionale, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit.

“Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor”, shkruan në fund Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles